Moska nis fushatën e radhës me video propagandistike dhe u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 11:28 | Bota
Moska nis fushatën e radhës me video propagandistike dhe u bën

Moska zyrtare ka filluar një fushatë të re për të inkurajuar rusët, veçanërisht të rinjtë, që të regjistrohen në forcat e armatosura dhe të luftojnë në Ukrainë, pavarësisht se Kremlini ka mohuar se ka nevojë për rekrutë shtesë.

Në një përpjekje për të tërhequr më shumë vullnetarë në front, videot propagandistike ruse të postuara në rrjetet sociale në ditët e fundit po përpiqen të tërheqin burrat rusë përmes narrativave të patriotizmit e moralit.

Një nga videot, e postuar më 14 dhjetor, shfaq një të ri i cili po zgjedh të luftojë në vend që të festojë me miqtë e tij meshkuj dhe më pas i befason të gjithë duke i blerë vetes një makinë me paratë që fitoi nga luftimi në Ukrainë me një kontratë ushtarake.

Në një video tjetër, të postuar më 15 dhjetor, ish-e dashura e një ushtari është impresionuar me guximin e tij dhe i lutet që të rikthehet me të. Një shembull tjetër tregon një burrë të moshës së mesme duke lënë punën e fabrikës që nuk e paguan mjaftueshëm për të nënshkruar një kontratë ushtarake dhe për të shkuar në frontin e luftës në Ukrainë.

Shumë nga videot e portretizojnë luftën si një arratisje për burrat nga një realitet i zymtë i përditshëm i pirjes së vodkës, varfërisë dhe pafuqisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/17/burime-prane-putin-pranon-te-humbase-deri-ne-300-mije-ushtare-moska-vijon-sulmet-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos