Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 22:00 | Aktualitet
Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit

Anulohen lundrimet e trageteve që ishin planifikuar të udhëtonin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, shkak është bërë forca e detit në ujërat territorialë.

“Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i trageteve, "AF Marina" dhe "Rigel VII" nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.”, njofton Autoriteti Portual Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos