
Pa Ramos, Mbappe, Neymar apo Donnarumma-n në portë, PSG nuk ka arritur ta nisë sezonin e ri me një trofe. Lille, kampionët në fuqi të Francës, arritën të fitojnë edhe Superkupën, teksa triumfuan me një gol të shënuar nga Xeka në fundin e pjesës së parë.
I vetmi lojtar që ishte në fushën e lojës nga blerjet e reja, Hakimi, i ardhur nga Interi, nuk mundi të bënte diferencën ndaj Lille-s, një ekip me një grup të konsoliduar, teksa e tregoi këtë gjë edhe gjatë sezonit të jashtëzakonshëm të një viti më parë.
Neymar e Donnarumma nuk ishin në këtë ndeshje për shkak të impenjimit të tyre të gjatë në Kampionatin Europian dhe atë të Amerikës së Jugut, ndërsa Ramos mungoi për shkak dëmtimi. (A2 Televizion)