Giroud debuton me gol, Milan barazon miqësoren ndaj Nice

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 22:35 | Futboll

Olivier Giroud e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij të re me Milanin.

Ish-sulmuesi i Chelsea, i cili ka zgjedhur numrin 9 te kuqezinjtë, debutoi me gol, duke shënuar vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë, në miqësoren ndaj Nice, të përfunduar 1-1.

Në ndeshjen ku debutoi edhe portieri francez Maignan, i cili luajti vetëm pjesën e parë, ekipi i Piolit e pa veten në disavantazh, në minutën e 59.

Por, në minutën e 66, Giroud barazoi me kokë, 5 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës, duke zëvendësuar portugezin Leao. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos