Vllaznia tregon ambicien e saj edhe për sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë mbrojtësin Eni Imami.
Ekipi zyrtarizoi një emër të njohur në kampionatet elitare të Europës. Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Fallou Diagne, një mbrojtës me një eksperiencë vërtetë mbresëlënëse. I rritur në akademinë e Metz në Francë, Diagne ka luajtur me ekipe si Rennes në Ligue 1, por edhe Freiburg dhe Werder Bremen në Bundesliga.
Vllaznia zyrtarizoi një emër të njohur në kampionatet elitare të Europës Bëhet fjalë për 31 vjeçarin Fallou Diagne, një mbrojtës me një eksperiencë vërtetë mbresëlënëse I rritur në akademinë e Metz në Francë, Diagne ka luajtur me ekipe si Rennes në Ligue 1, por edhe Freiburg dhe Werder Bremen në Bundesliga Mbrojtësi që ka përfaqësuar edhe kombëtaren e tij, vjen nga ekipi turk i Konyaspor Diagne me fanellën e Werder Bremen
Mbrojtësi që ka përfaqësuar edhe kombëtaren e tij, vjen nga ekipi turk i Konyaspor, dhe përtej gjendjes së tij fizike nuk diskutohet për aftësitë e tij teknike, padyshim një luks për Superioren.
Vllaznia zyrtarizoi ndërkohë edhe sulmuesin kroat, Ante Aralica, i angazhuar së fundmi në Rumani. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )