Nasser Al-Khelaifi merr drejtimin e shoqatës së klubeve europiane

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:25 | Futboll
Nasser Al-Khelaifi merr drejtimin e shoqatës së klubeve europiane

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, është zgjedhur drejtuesi i ri i Shoqatës së Klubeve Europiane.

Numri një i klubit francez ka marrë vendin e Andrea Agnelli, presidentit të Juventus që hoqi dorë nga ky pozicion vetëm pak ditë më parë.

Agnelli dha dorëheqjen pasi Juventus dhe 11 klube të tjera evropiane formuan të shumëpërfolurën SuperLigë Evropiane, projekt i cili dështoi në më pak se 48 orë pas kritikave të shumta në mbarë botën.

Shoqata e Klubeve evropiane përfaqëson 200 klube nga 55 federata dhe është krijuar pikërisht për të mbrojtur interesat e tyre në futbollin europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos