Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja shqiptare Marika Kallamta. Në një postim në Facebook në faqen e Teatrit Kombëtar, pjesë e të cilit ajo ishte, thuhet se homazhet do të kryhen këtë të hënë paradite në hollin e teatrit ArTurbina, nga ku më pas do të niset për bë banesën e fundit.
Marika Kallamata u lind më 17 nëntor 1930 në qytetin e Fierit. Ajo filloi punë në Teatrin Kombëtar më 1 Tetor 1950. Mes 1958-1963, u diploma në degën e dramaturgjisë, në Tiranë. Në karrierën e saj znj. Kallamata numëron mbi 60 role në teatër dhe 16 në filma. Ajo i dedikoi jetën e saj teatrit për më shumë se tre dekada dhe për këtë përkushtim mori Titujt “Naim Frashëri - Klasi i Tretë 3”, “Naim Frashëri - Klasi i Dytë”, “Naim Frashëri - Klasi i Parë” dhe më 1985 dekorohet me Titullin "Artiste e Merituar".
“Marika Kallamata mbetet një ikonë e Teatrit Kombëtar. E urtë, korrekte, e dashur, këmbëngulëse. Ajo u rrit në këtë teatër dhe doli në pension po aty ku e filloi veprimtarinë e saj artistike”, citohet kolegia dhe mikesha e saj, Margarita Xhepa, në postimin në Facebook të Teatrit Kombëtar. (A2 Televizion)