
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë të pakënaqur me orën policore që i kufizon muzikën pas orës 22:00 patën një takim me prefektin e qarkut ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00.
Por nga ana tjetër, Prefekti i ka kërkuar bizneseve të zbatojnë protokollet e miratuara, pasi vendi ndodhet ende në pandemi
Ndërsa për biznesin masat janë absurde, në një kohë kur në Tiranë mblidhen me qindra persona në shesh për të ndjekur ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e bizneseve janë shprehur se ekziston mundësia që për shkak të situatës së infektimeve, lokaleve dhe restoranteve mund t’u kërkohet të punojnë me kapacitet të reduktuar në masën 30 për qind, çka sipas tyre do të ishte një falimentim për ta.
Ndërsa për Prefektin biznesi në Vlorë ka punuar edhe në situatë më të vështirë dhe nuk kanë falimentuar.
Bizneset janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh ata do të reagojnë dhe do të protestojnë. (A2 Televizion)