
Punonjësit sezonalë të cilët shkojnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut sot nuk janë lejuar të kalojnë në Qafë Thanë, sipas një urdhri të ardhur nga pala maqedonase, pa sqaruar arsyet e këtij ndalimi.
Sipas burimeve thuhet se një shtetas shqiptar, punonjës sezonal ka humbur jetën në Maqedoninë e veriut. Mësohet se para 3 ditësh një shtetas shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në pyll e ka zënë druri poshtë. Dhe për këtë arsye punëtorët ditorë që hyjnë në mëngjes dhe dalin në mbrëmje nuk janë lejuar të kalojnë sot pasi punojnë në të zezë, për mungesë siguracioni dhe kontartë pune. Bëhet fjalë për rreth 150 punonjës ditorë.
Drejtues të policisë kufitare shqiptare dhe maqedonase zhvilluan një takim për këtë çështje, por ende nuk është marrë një vendim sesi do të vijojë nesër.
(A2 Televizion)