Mjekët sërish në protestë për arrestimin e kolegëve të tyre, kërkojnë drejtësi

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 10:28 | Aktualitet
Mjekët sërish në protestë për arrestimin e

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë protestuar sërish sot duke kërkuar lirimin e dy kolegëve të tyre të arrestuar për marrje ryshfeti. Sipas tyre, imazhi i bluzave te bardha po dëmtohet duke iu bërë një gjyq publik.

Ata thonë se gjykata po i kalon caqet duke arrestuar kolegët e tyre pa pasur prova.

Mjekët kanë njoftuar se do të mbajnë të tjera protesta ditë pas dite, deri në momentin që Gjykata do të shprehë vendimin për kolegët e tyre.  

Dy mjekët, Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, u konstatuan se morën ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit, Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos