
I pyetur se çfarë do të bëjë qeveria gjermane për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman tha se Bashkimi Europian i bashkuar është një domosdoshmëri për sigurinë e Europës dhe përsëriti angazhimin e tij personal për Ballkanin Perëndimor. Ai akuzoi presidentin rus që shkeli marrëveshjen e sigurisë dhe i bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë.
“Sa i përket sigurisë së Europës një Bashkim Europian i bashkuar është i dmosdoshëm kjo doli në pah dhe ne pandemi. Gjithë Europa vuri në punë një program kundër krizës dhe prandaj si luftimi kundër krizës dhe raporti me Rusinë, kjo është një pjesë që prodhon sovranitet europian. E rëndësishme që Ballkani perëndimor ta mbështesë njëri tjetrin. Unë besoj që të avancojmë dhe unë do angazhohem personalisht. Të kujdesemi që të jemi të fortë. Unë kam deklaruar që do ta japim kontributin tonë. Ne kemi numrin më të madh të trupave dhe e pasqyrojmë në buxhet dhe fond special për forcat gjermane ky është detyrimi ynë dhe ne i përmbahemi. Ky bashkëpunim është vënë në rrezik nga Putini. Kishim lidhur marrëveshje që sigurinë ta krijonim së bashku dhe që kufijtë janë të paprekshëm. Putini e shkeli dhe është në interesin e të gjithëve ne që Rusia të tërheqë trupat. Unë nuk e parashikoj por kjo është kërkesa jonë këmbëngulëse”. (A2 Televizion)