
Gjatë konferencës me kancelarin gjerman, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson që Gjermania të përmbushë detyrimin në nivelin e BE dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kreu i qeverisë u shpreh se heqja e vizave për Kosovën është një proces i merituar për qytetarët e këtij vendi.
“Shpresoj që Gjermania të përmbushë në nivelin e BE dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Është një proces i merituar prej shumë vitesh, por i bllokuar. Shpresojmë që të zhbllokohet që të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE”, tha Rama. (A2 Televizion)