Rama merr mbështetjen e Gjermanisë për negociatat: Shpresojmë të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 19:03 | Politikë
Rama merr mbështetjen e Gjermanisë për negociatat:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar gatishmërinë e Gjermanisë për të shtyrë më para procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian që do të mbahet në muajin qershor.

Gjatë konferencës me kancelarin Scholz, kreu i qeverisë shprehu sërish angazhimin për të plotësuar të gjithë kërkesat e nevojshme për procesin e integrimit

“I inkurajuar nga biseda me kancelarin pasi gjeta një gatishmëri nga ana e tij dhe të Gjermanisë në emër të tij për të shtyrë më para procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit sa i përket Shqipërisë dhe RMV që shpresojmë të ndodhë në këshillin e ashpër të muajit qershor. Jemi të vendosur që t’i bëjmë të gjitha pasi për ne procesi i integrimit nuk është për të shkuar në Europë por për të ndërtuar një Shqipëri me standardet e Europës”, u shpreh Rama.

Në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Edi Rama konfirmoi se Shqipëria është në një linjë me BE dhe i bashkohet thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Sigurisht që ne jemi 100% në një linjë me kancelarin si kundër jo vetëm Shqipëria apo Gjermania por i gjithë BE në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë krimet që po ndodhin atje dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim dhe negociata të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kalvari që po iu merr jetën miliona njerëzve”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri shqiptar informoi se bisedoi me homologun gjerman dhe për Ballkanin e Hapur, i cili sipas tij synon të rivitalizojë Procesin e Berlinit, i cili sipas Ramës ka përhumbur në kanalet e diplomacisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/11/ndikimi-rus-ne-rajon-scholz-angazhim-personal-per-ballkanin-perendimor/
https://a2news.com/2022/04/11/rama-scholz-shpresojme-te-permbushni-dhe-procesin-e-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos