Ndryshim i ri në futboll, kërkohet zgjatja e pushimit mes pjesëve

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 08:04 | Futboll
Ndryshim i ri në futboll, kërkohet zgjatja e pushimit mes pjesëve

Së shpejti mund të na duhet të presim deri në 25 minuta për të ndjekur pjesën e dytë të një ndeshjeje futbolli.

Nga Konfederata Amerikano Jugore e Futbollit vjen një propozim për të shtuar edhe me 10 minuta të tjera pushimin e ndeshjeve, një model i ngjashëm me atë të sporteve amerikane.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet në datën 27 tetor nga FAB, organi që konfirmon çdo modifikim apo risi të sportit të futbollit.

Në 2009-n FIFA-s iu refuzua propozimi për të çuar në 20 minuta hapësirën ndërmjet ndeshjeve.

Ndryshe nga atëherë, kërkesa e Konfederatës Amerikano Jugore është një prej pikave më të rëndësishme që do të trajtohet në mbledhjen e ekspertëve që drejtojnë Bordin Ndërkombëtar të Futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos