Ndryshimet fiskale, Papajani: Taksimi i të dypunësuarëve, rriti pabarazinë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 14:11 | Ekonomi
Ndryshimet fiskale, Papajani: Taksimi i të dypunësuarëve, rriti

Ndryshimet fiskale të qeverisë po krijojnë pabarazi të mëdha, duke zhvendosur barrën tek shtresa punëtore, në vend që të shkonte tek të pasurit, sipas filozofisë së taksimit progresiv. I këtij mendimi është ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani.

Shembull konkret i kësaj pabarazie sipas Papajanit është vendimi për të taksuar shtesë tek të dypunësuarit, një vendim që është ndjerë në xhepat e mijëra qytetarëve këtë vit.

Sipas qeverisë, pesha e taksimit të të dypunësuarve do të ulet me rritjen e premtuar të bazës së pataksueshme nga 30 mijë, në 40 mijë lekë. Por edhe kjo krijon një përfitim prej vetëm 1300 lekësh në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos