
Nga sot nis faza e dytë e fiskalizimit në vend që do të thotë se bizneset mes tyre nuk do të paguajnë “cash” për asnjë shërbim pa lëshuar faturë elektronike.
Ky hap synon uljen e informalitetit, por shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.
Sipas drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve, Ibrahimaj, ajo parashikon 100 euro pajisja, 40 euro printer elektronik dhe 4800 lekë nënshkrimi elektronik. (A2 Televizion)