Fiskalizimi, Gjokutaj: Qeveria duhet ta zbatonte në sektorët me evazionin më të lartë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 22:15 | Ekonomi
Fiskalizimi, Gjokutaj: Qeveria duhet ta zbatonte në sektorët me

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj deklaroi në studion e “A2 Business” se fiskalizimi duhej zbatuar “në sektorët ku evazioni është më i lartë”.

“Të gjithë ekspertët po shprehen kundër mënyrë së zbatimit të fiskalizimit. Nuk po kundërshtojnë zbatimin, por kohën dhe llogaritjen e efekteve. Unë mendoj se duhej bërë një analizë sa i përket matjes së evazionit. Sa është ky evazion që duam ta reduktojmë? Çështje tjetër është edhe konsensualiteti politik i nismës. Nëse nuk ka konsensualitet politik, këto nisma nisin me vrull, por nuk i vlejnë biznesit pa baza. Ky proces është me sforco, është një nismë e qeverisë, si tërësi për të minimizuar informalitetin”, shpjegoi Gjokutaj.

“Qeveria, me kokëfortësi, po ecën në atë kah që nuk e kërkon askush nga ata që janë pranë halleve të biznesit. Qeveria nuk e lufton dot e vetme evazionin, është një luftë e humbur që në fillim. Në shumë vende bëhet me faza. Ministria duhet ta zbatonte në sektorët ku evazioni është më i lartë”, shtoi Gjokutaj.

Sipas tij, fiskalizimi është nismë e nxituar: “Kjo nismë është njësoj sikur të nisë shfaqja dhe spektatorët ta shikojnë me gabime këtë shfaqje. Shfaqja bëhet me prova gjenerale. Serioziteti i qeverisjes duket kur vendos një gjë, nuk ka më vend për tolerance. Duhej konsultim, jo nxitim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos