
Procesi i fiskalizimit është diçka ende paraprake në vendin tonë, të paktën ashtu siç është menduar, dhe duhet shtyre afati i tij. Është ky mendimi i Gjergj Buxhukut, administrator i Konfindustrisë, i cili komentoi ketë fazë të rëndësishëm për ekonominë e vendit në A2 Business.
“Procesi sipas mendimit tim është shumë përtej të qenit vetëm një proces teknologjik dhe ligjor, është shprehje e qartë që sistemi demokratik në Shqipëri mungon”, thotë Buxhuku.
Ai shtoi se “e gjithë kjo që quhet fiskalizimin është një kosto që të gjithë bizneset qeveria dhe në fund qytetarët po bëjnë një projekt investimi. Lind pyetja pse duhet? Ku është kosto dhe përfitimi? Të flitet se duhet për të luftuar informalitetit, kjo është frazë e stërthënë. Po bëjmë një projekt investimi dhe duhet të thuhet sado ulet informaliteti në një vit. Keni padëgjuar një detajim i tillë nga qeveria? Përtej sloganeve, kjo gjë nuk përmban shifra konkrete. Të gjitha të tjerat janë procese teknike, por thelbi nuk është qartësuar”.
Por sa mund të jenë të përballueshme kostot e këtij procesi? Sipas tij, “ne jemi në pikën që shtypet starti për të filluar procesin. Të kërkosh kostot tregon që jemi tërësisht të papërgatitur për një proces kaq delikat në një vend normal. Janë të gjitha kategoritë e biznesit të goditura sepse ekonomia është një zinxhir i mbyllur. Kostot duhet të diheshin 2 vite më parë, kur filloi projekti. Një propozim për një akt normativ që parashikon faljen e gjobave është paradoksale sepse kur ti që në fillim parashikon që në fillim do të ketë moszbatim i ligjit, pra ke paragjykuar dështimin e këtij procesi, kjo është e rëndë”, tha kreu i Konfindustriës. (A2 Televizion)