
Reagimin zyrtar për ndryshimet në qeveri, Partia Demokratike e përcolli përmes numrit dy, Gazmend Bardhit.
Sekretari i Përgjithshëm i quajti lëvizjet në ekipin e Ramës një riciklim të të korruptuarve, për shkak të luftës mes klaneve në pushtet.
“Edi Rama është i lodhur, i vjetruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë", deklaroi Bardhi.
Sipas tij, Kryeministri është një dështim. "Vendit nuk i duhen arnime të vjetruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten", pohon sekretari i përgjithshëm demokrat. (A2 Televizion)