“Në 2025, Shqipëria anëtare e BE”, Dervishi: Kjo ishte gjetja më e çuditshme e barometrit ballkanik

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 21:48 | Aktualitet
“Në 2025, Shqipëria anëtare e BE”, Dervishi: Kjo

Lutfi Dervishi u shpreh në “Absolut 4” se gjetja më e çuditshme e barometrit ballkanik ishtë se shqiptarët besojnë se në 2025 do të jenë anëtarë të BE.

Po ashtu, Dervishi shtoi se lajmi më i mirë dhe që do ja vlejë të diskutohet është një gjë që nuk ka shumë lidhje me gjetjet e barometrit por ka të bëjë me nismën e Këshillit të Bashkimit Rajonal që finalizohet me 1 korrik, dhe në bazë të cilës në 6 vende qytetarët do ta kenë roaming 0.

“Barometrët iu ngjajnë matësve të temperaturave në ditë të nxehta si e sotmja. Praktikisht nuk na thonë gjëra të reja. Janë gjëra të ditura.

Ky është viti i shtatë i barometrit të Ballkanit dhe mat përceptimin e publikut dhe bizneseve. Në trajektoren e 7 viteve, problemet janë po ato. Papunësia, largimi i njerëzve, emigrimi, besimi i ulët të institucionet, një rritje e lehtë e idesë së bashkëpunimit rajonal dhe idesë së integrimit, për shkak të entuziazmit goxha të tepruar të shqiptarëve që besojnë se në 2025 do të jenë anëtarë të BE. Kjo ishte gjetja më e çuditshme, edhe optimizëm është një fjalë që nuk e përmbledh dot këtë shifër.

Në këtë sens, këto sondazhe kanë një të mirë sepse i shërbejnë vendimamrrësve, medias për të matur temperaturën e publikut. Por nuk është se po thua një gjë të re por ndryshimet nga një vend te tjetri dhe diferencat që kemi, nëse shikojmë përshembull sa është entuziami për BE në Kosovë dhe Shqipëri, është mbi 90%, ndërsa në Bosnje dhe Serbi shifrat janë poshtë 50%.

Gjëja interesante është që mekanizmi që mbikqyr këtë barometër, sepse në termin politik nuk iu referohen si vende për shkak të mosmarrëveshjeve të njohura, termi që përdoret janë ekonomitë Lajmi më i mirë dhe që do ja vlejë të diskutohet është një gjë që nuk ka shumë lidhje me gjetjet e barometrit por ka të bëjë me nismën e Këshillit të Bashkimit Rajonal që finalizohet me 1 korrik. Në 6 vende qytetarët do ta kenë roaming 0. Qasje praktike. Nuk e zgjidhim dot një problem si dialogu Beograd-Prishtinë, por fillohet një qasje si përfitojnë më shumë njerëzit.

Duhet kuptuar se jemi duke folur për 6 vende, 6 ekonomi, në total 18 milionë banorë. Në kuptimin e infrstrukturës jemi shumë mbrapa. Dhe infrastruktura digjitale, por edhe ndërthurja e ekonomive të rajonit. Ta zëmë energjia që është një çështje e madhe. Për ta mbyllur, ka gjëra të vjetra të ditura. Është fakt që kjo është bërë në kushtet e pandemisë dhe me pandeminë lidhet treguesi që duket se ka një rënie të lehtë të dëshirës për tu larguar. Kjo besoj se është më tepër për shkak të pandemisë sesa të lulëzimit të ekonomive të vendeve të rajonir. Thënë këtë, publikimi i këtij barometri bëhet edhe në kuadër të një lajmi të ngrirë, siç është çështja bllokimi I hapjes së negociatave.”, shprehet Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/24/gjetjet-e-barometrit-vurmo-shkalla-e-refuzimit-te-sondazhit-55-nuk-eshte-perfaqesues/
https://a2news.com/2021/06/24/barometri-ballkanik-edlira-gjoni-ka-disa-gjera-qe-mund-te-kercasin-nuk-kane-sens/

A2 CNN Livestream

Latest Videos