Paketa antishpifje, shumica rrëzon edhe dekretin e dytë të Presidentit

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 21:31 | Politikë
Paketa antishpifje, shumica rrëzon edhe dekretin e dytë të

As dërgimi nga Këshilli i Europës në Komisionin e Venecias, nuk bindi mazhorancën të rishikonte ligjin për mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje.

Dekreti i Presidentit, i cili kërkonte rishqyrtimin e ligjit, me arsyetimin se shkel Kushtetutën dhe  cenon median e lire, u rrëzua në Komisionin e Medias.

Më kot shkoi thirrja e Presidencës për të rihapur konsultimet publike, në pritje të një opinion nga Venecia.

Por përfaqësuesit e mazhorancës gjeten tek afatet ligjore argumentin për të mos pritur Venecian,  e megjithatë duke siguruar se rekomandimet e saj do te reflektohen në një moment të dytë.

Ligji për autoritetin e mediave është kundërshtuar fortë nga gazetarët. Pas miratimit të tij, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias tha se do t’i kërkonte qeverisë të rishikonte masën e gjobave për mediat online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos