Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë italiane për kërkimin e naftës

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 10:56 | Aktualitet
Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë italiane për

Qeveria ka nënshkruar marrëveshjen hidrokarbure për kërkimin e naftës në bllokun Dumrea me kompaninë italiane ENI.

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se ky investim do të ketë përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit si dhe do të ofrojë mundësi të mëdha për shkëmbim njohurish.

“Sot kemi jo vetëm një kontratë me ENI-n, që nga pikëpamja e vlerës ekonomike për shtetin dhe qytetarët shqiptarë është më e mira dhe më e favorshme që është nënshkruar, por edhe një partner që jo thjesht do të eksplorojë dhe zbulojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë edhe në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos