Dervishi: Gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë dhe më shumë virtuale

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 21:38 | Politikë
Dervishi: Gara në Partinë Demokratike është e

Analisti Lutfi Dervishi deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë dhe është më shumë virtuale. Sipas Dervishit nuk ka ide revolucionare që mund të sjellin ndryshim të madh dhe kjo avantazhin Bashën.  

“Gara sigurisht që është e pabarabartë, nuk ka kohë. Praktisht gara është më shumë virtuale. Këtu Shehaj ka avantazh për shkak të angazhimit dhe investimit që ka bërë në këtë fushë. Ajo çfarë nuk i duhet PD është që në 13 qershor të ketë kontestim zgjedhjesh nga vetë brenda PD. Kjo është gjëja më e pakëndshme që mund të ndodhë dhe do të rikthente historitë e vjetra.

Është tjetër gjë të themi rregullat e garës, koha e pakët, mungesa e debatit. PD nuk po arrin të përtypë vetveten dhe ta bëjë një garë reale.  Nuk do të kishte asgjë të keqe, debati bëhët për ide jo sa njërës ke pas vetes, koha jepet në funksion të ideve. Nuk shoh që ka ide revolucionare që bëjnë një dallim shumë të madh. Për këtë them se është më i avantazhuar Basha pavarësisht momentit të ulët të kuotave politike që ka që kur ka filluar angazhimin politik në 2004.", shprehet Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos