Nevoja për bashkimin e PD, Salianji në Debat: Ka negociata me Foltoren

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 21:16 | Politikë
Nevoja për bashkimin e PD, Salianji në Debat: Ka negociata me Foltoren

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili ishte një nga zërat që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se në këtë situatë ku ndodhet partia më e madhe opozitare në vend është i nevojshëm bashkimi i saj.

Për këtë, Salianji u shpreh se ka negociata me Foltoren, por theksoi se gjetja e gjuhës së përbashkët mes palëve duket ende larg.

https://a2news.com/2022/03/15/politika-e-mbushur-me-kurthe-salianji-nuk-mund-te-jemi-qaramane/

“Unë shpresoj shumë që të mos jetë fals ky lloj qetësimi që është në këto momente dhe të shkohet me kujdes drejt një bashkimi. Sido që të jetë, po të shihet në qëndrimet e palëve padiskutim ka qëndrime që janë majë më majë. Nuk duhet të ketë imponim. Ne jemi në Parlament dhe qëndrojmë me njëri-tjetrin. Deputetët e PD qëndrojnë me njëri-tjetrin.

https://a2news.com/2022/03/15/pd-duhet-rithemeluar-andoni-basha-nuk-e-kupton-realitetin-doreheqja-e-tij-ceshtje-ditesh/

Ka tentativa për negociata, por nuk e shoh ende të mundshme, për sa kohë që shoh tentativa për truke, të tipit: të iki njëherë ai apo të ndodhë kjo apo ajo. Këto janë kushtëzime që nuk i vendos dot pasi i ka vendosur votuesi”, tha Salianji. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/15/salianji-ne-debat-largimi-i-berishes-dhe-bashes-sheron-plaget-e-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos