“PD duhet rithemeluar”, Andoni: Basha nuk e kupton realitetin, dorëheqja e tij çështje ditësh

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 20:36 | Politikë
“PD duhet rithemeluar”, Andoni: Basha nuk e kupton realitetin,

Për analistin Ben Andoni, dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike është vetëm çështje ditësh, duke shtuar se nuk e di nëse kjo gjë prish apo ndreq diçka.

Sipas Andonit, Partia Demokratike duhet rithemeluar nga fillimi që nga baza e saj, përmes një komisioni të përbashkët.

“Mua më duket si një gjendje patologjike e zotit Basha që nuk kupton realitetin. Besoja se ai do të jepte dorëheqjen në 25 prill. Në momentin që po flasim, dorëheqja e zotit Basha jo vetëm është e vonuar, por nuk e di nëse prish apo ndreq diçka. Problemi më i madh është që PD duhet rithemeluar. Në të dy Kuvendet dolën shifra që kundërshtonin njëra tjetrën. Ngritja e PD duhet të fillojë që nga baza. Në të dy kuvendet pati përplasje për numrat. Basha në kokë e ka dorëheqjen, duhet ta ketë dhënë me veten e tij, dhe është çështje dite për ta shpallur”, tha Andoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos