Salianji në Debat: Largimi i Berishës dhe Bashës shëron plagët e PD

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 20:27 | Politikë
Salianji në Debat: Largimi i Berishës dhe Bashës shëron

“Kërkesën Bashës ia ka bërë publikisht që të dorëhiqet. Nuk ka pasur ndonjë reagim. Ajo që është për t’u theksuar, të cilën e kam vënë re edhe në fushatë elektorale, është aciditet, një masiv njerëzish që nuk e pranojnë dot Lulzim Bashën. Ai mund të jetë një personalitet politik i rëndësishëm, mund të jetë i shkolluar, mund të jetë një njeri i mirë, por është në krizë besimi të thellë me demokratët. Gjysma e votuesve opozitarë që kanë votuar opozitën në 25 prill, nuk dolën të votojnë.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN deputeti Ervin Salianji teksa foli për krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike, sidomos pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku doli forcë e tretë.  

https://a2news.com/2022/03/15/pd-duhet-rithemeluar-andoni-basha-nuk-e-kupton-realitetin-doreheqja-e-tij-ceshtje-ditesh/

Por kur e ka ndërtuar këtë bindje Salianji që baza nuk e mbështet më Lulzim Bashën? “Nuk është bindje, kjo është fakt. PD doli parti e tretë. Nuk e mendoja para zgjedhjeve, por një lloj vullkani që shpërtheu në zgjedhjet e 6 marsit ka qenë një numër i madh demokratësh që kanë dalë të votojnë jo shtëpinë e lirisë, por me idenë që po largojmë Lulzim Bashën. Ne nuk mund të bëjmë sikur ky realitet nuk eksiton, nuk mund të lëmë që PD të shkojë keq e më keq”.

Për Salianji, zgjidhja më e mirë për PD, por edhe Bashën do të ishte dorëheqja. Ai shkon edhe më tej, duke i kërkuar dorëheqjen edhe Berishës që të tërhiqet.

“Nuk shoh asgjë dramatike te dorëheqja e Lulzim Bashës. Ky është një hap që i lejon demokratët të bashkohen, të krijohen mundësi për t’u bashkuar. Në këtë situatë i lind e drejta secilit prej nesh që në situatën e një konflikti ku edhe shtëpia e lirisë nuk arriti të fitonte, ku mori një numër të vogël votash... Pas dorëheqjes së Bashës, duhet bërë çdo përpjekje që secili që është larguar nga PD të kthehet. Unë i bëj thirrje edhe Sali Berisha të tërhiqet që PD të shërojë plagët e saj dhe të jetë konkurruese në zgjedhjet që do të vijnë”, tha Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos