
Ylli brazilian i PSG, Neymar, ka dalë hapur duke u shprehur se ai dëshiron të luajë sërish me Lionel Messin.
Pas ndeshjes ndaj Manchester United, ku kampionët e PSG fituan 1-3, Neymar ka shprehur hapur dëshirën e tij.
“Ajo që dua më shumë, është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të dhe nëse ai do, i lë edhe rolin tim, pasi nuk është aspak problem. Sezonin tjetër duhet të luajmë së bashku sërish, patjetër”, deklaroi braziliani.
Neymar la Barcelonën në verën e 2017-s për t’u transferuar te Paris Saint Germain, pasi këta të fundit paguan klauzolën prej 250 milionë eurosh, për prishjen e kontratës së brazilianit me klubin katalan. Neymar u duk i bindur në fjalët e tij për t’u bashkuar me Messin, ndërsa ekipi mbetet një enigmë. (A2 Televizion)