Nga bamirës në politikan, shpresa që politika të kthehet në të mirë të njerëzve

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 13:25 | Aktualitet
Nga bamirës në politikan, shpresa që politika të kthehet

Zgjedhjet e degës lokale të PD në Pogradec kanë dhënë ndoshta shembullin më të mirë të mënyrës se si elektorati duhet të votojë drejtuesit apo përfaqësuesit e tij.

Ndoshta më i riu në moshë, por me një eksperiencë jo të vogël 34-vjeçari Genti Çela, kryetari i sapozgjedhur i degës së PD në Pogradec, nuk përfaqëson thjesht një aktivist të kësaj force politike. Por një njeri që njeh më shumë se çdo funksionar tjetër politik apo lokal, situatën ku ndodhen bashkëqytetarët e tij.

Kamera e A2 CNN e gjen teksa mbyll derën e një fondacioni bamirës, ku ai ishte i angazhuar dhe e shoqërojmë teksa hyn në zyrën e kryetarit të degës lokale të PD.

Në intervistën e tij të parë, tashme si një funksionar politik, Genti na tregon se çfare e shtyu që të angazhohej me bamirësi, angazhim të cilin nuk nguron ta cilësojë si më të jashtëzakonshmin duke përjetuar eksperiencën më të bukur, që zor mund ta përjetojë edhe në politike.

Angazhimin e ndërmarrë së fundmi në politikë Genti e shikon si një mundësi që duhet të shfrytëzojë në mënyrë që ato familje që i ka ndihmuar me bamirësi, t’iu japë në të ardhmen një zgjidhje më afatgjatë dhe pse jo përfundimtare të gjendjes së mjerueshme ku ndodhen.

Dhe natyrisht që 34-vjeçari ka në kokë edhe mënyrën se si shpreson të ringrejë degën e forcës politike që përfaqëson dhe projektin se kujt duhet t’ia dorëzojë degën që drejton me qëllimin final përmirësimin e jetesës për bashkëqytetarët e tij.

Në fund të këtij prezantimi modest, natyrshëm lind pyetja. Kemi humbur një njeri që ndihmonte familjet në nevojë apo kemi fituar një politikan ndryshe. Koha do ta vërtetojë me shpresën që mos të na zhgënjejë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos