Forcat ruse rinisin ofensivën në Mariupol, në shënjestër dhe Odessa

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 16:17 | Aktualitet
Forcat ruse rinisin ofensivën në Mariupol, në

Forcat ruse kanë rifilluar sulmet ajrore ne fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku forcat e mbetura ukrainase janë të vendosura në qytet, tha sot këshilltari presidencial ukrainas Alexei Arestovich.

"Armiku po përpiqet të shuajë rezistencën e fundit nga mbrojtësit e Mariupolit  në zonën Azovstal," tha Arestovic për televizionin kombëtar.

Kjo lëvizje vjen pas një ndryshimi të taktikave të enjten, kur Vladimir Putin u bëri thirrje trupave të bllokojnë zonën "në mënyrë që të mos kalojë asnjë mizë".

https://a2news.com/2022/04/23/rusia-pushton-dhjetera-qytete-ne-lindje-por-inteligjenca-britanike-mohon-perparimin-rus/

Shpërthime ndërkohë pati edhe në Odesa ku një raketë goditi sot infrastrukturën në qytetin port ukrainas. Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale në një deklaratë në internet pa dhënë informacion të mëtejshëm. “Odesa u godit nga një raketë, infrastruktura është prekur”, thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos