
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë për karburantet. Vendimi reflekton uljen e lehtë të çmimeve të naftës bruto dhe asaj diesel të përpunuar përgjatë ditëve të fundit.
Kështu, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, tre lekë më pak se çmimi i mëparshëm në fuqi prej 15 Prillit. Benzina ndërkohë do të shtrenjtohet me 1 lek, në 212 lekë për litër. Në ulje të konsiderueshme shfaqet kështu vetëm çmimi i gazit të lëngshëm për automjete, që do të shitet me 104 lekë për litër, plot 11 lekë më pak se sa çmimi i mëparshëm.
Çmimet në bursat ndërkombëtare janë stabilizuar përgjatë ditëve të fundit, duke sinjalizuar se këto çmime mund të jenë “normalja” e re, të paktën për muajt në vijim, apo deri në përfundim të Luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)