
*Material promovues
Një mbrëmje speciale dhe e aq e shumëpritur në katin e parë të qendrës tregtare “Toptani”, aty ku Diesel hapi dyqanin e parë në Shqipëri. Tashmë, të apasionuarit pas kësaj marke prestigjioze do të mund të gjejnë koleksionet që kishin kërkuar.
Vetë klientët duket se që në ditën e parë e gjetën veten tek ky dyqan. Sigurisht që një event i tillë në botën e veshjeve nuk mund t’u shpëtonte stilistëve.
Ndonëse COIN e ka pasur në raftet e dyqaneve të saj këtë brand të njohur, çelja e një dyqani ekskluziv që sjell Diesel në Shqipëri, bën diferencën.
Mjafton vetëm historiku i pasur i Diesel për të sjellë në vëmendjen e gjithkujt atë çka kjo markë përfaqëson.
Ritmet e muzikës së përzgjedhur i dhanë klasin e duhur kësaj mbrëmjeje që COIN dhe Gener 2 organizuan tek “Toptani”, aty ku tashmë risia nuk përbën më lajm, pasi në këtë qendër tregtare janë instaluar markat më të njohura jo vetëm në veshje, por edhe në elektronikë, ushqime apo argëtim.
(A2 Televizion)