
E shtuna ka nisur me vranësira dhe reshje shiu në veri ndërsa vetëm momente të shkurtra me pika shiu në disa qytete të zonës qendrore. Pas mesditës pritet kthjellim gradual i motit në të gjithë vendin. E diela, sjell vetëm kthjellime.
Temperaturat do të ulen lehtë sot gjatë mesditës dhe mëngjesin e nesërm, por mesdita e së dielës sjell rritje me 3°C të vlerave termike duke ngjitur maksimumet nga 17 gradë në zonat malore deri 25°C në ultësirën perëndimore.
Ndërsa era do të dobësohet ndjeshëm në hapësirat detare shqiptare. (A2 Televizion)