
1431 – U dogj në turrën e druve vajza guximtare, e njohur si Zhan D’Ark, e cila u dënua si heretike nga një gjykatë kishtare. Në vitin 1920 u shenjtërua nga Papa Benedikti XV. 
1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer. 
1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando De Soto zbulon Floridën. 
1574 – Henry III bëhet mbret i Francës. 
1806 – Presidenti i ardhshëm amerikan Andrew Jackson, vret Charles Dickinson në një duel, pasi Dickinson e kishte akuzuar gruan e Jacksonit për bigami. 
1909 – Reuben Siegel vuri themelin e shtëpisë së parë në Tel – Aviv. Qyteti u themelua nga komuniteti hebre. Që nga viti 2003, Tel Aviv (Qytet i Bardhë) është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO. 
1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. 
1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. 
1922 – Përurohet përmendorja e Linkolnit në Uashington. Monumenti u projektua nga Henry Bacon në formën e një tempulli të lashtë dorik, rrethuar nga 36 kolona që përfaqësojnë numrin e shtetet të Unionit në kohën e vdekjes së presidentit. 
1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore Gjermania pushton Kretën. 
1946 – U përurua shtypshkronja “Mihal Duri”, më e madhja dhe më e rëndësishmja në vend, ku shtypeshin pothuaj të gjitha botimet shqiptare deri në vitet ’90. 
1982 – Spanja bëhet shteti i 16 i NATO-s dhe shteti i parë që bashkohet me aleancën qysh nga anëtarësimi i Gjermanisë Perëndimore më 1955. 
1985 – Lindi në Elbasan Miriam Cani, këngëtare shqiptare. Në moshën gjashtë vjeçare, ajo u bashkua me familjen e saj në Gjermani. Miriam Cani ka marrë pjesë në finalen e Eurovision Song Contest 2011 në Gjermani, me këngën "Ende ka shpresë", në një duet me këngëtarin Alban Skënderaj, bashkëshortin e saj.
Kalendari historik, 30 maj. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
