1453 – Pas rrethimit prej 2 muajsh, Kostandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21-vjeçari, sulltan Mehmeti II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i Perandorisë Osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Hagia Sofia u shndërrua në xhami. Me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine së bashku me perandorin e saj Konstantin XI. 1736 – Lindi Patrik Henri, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe guvernatori i parë i shtetit Virxhinia. 1848 – Uiskonsin pranohet si shteti i 30 i SHBA-ve. 1867 – Themelohet Perandoria e Austro-Hungarisë nëpërmjet një marrëveshjeje mes austriakëve dhe hungarezëve të quajtur “Kompromisi”. 1903 – Gjatë një grushti shtet, Alexander Obrenoviç, Mbreti i Serbisë dhe mbretëresha Draga, vriten në Beograd nga organizata Dora e Zezë. 1916 – Miratohet stema zyrtare e presidentit amerikan. Më 1918, u vendos që kjo stemë të paraqitej krahas presidentit në çdo vend ku ai shkonte për vizitë. 1919 – Parashikimi i Albert Einstein-it mbi thyerjen e dritës konfirmohet nga Arthur Eddington, astronom britanik, fizikan, matematikan dhe filozof. 1924 – Greqi, një grup refugjatësh nga Kostandinopoja themelojnë në Athinë Klubin sportiv AEK (Bashkimi Sportiv i Kostandinopojës). AEK është një nga klubet më të suksesshme në futbollin grek. 1942 – Këngëtari amerikan Bing Crosby, me “White Christmas”, shënon rekordin më të lartë të shitjes së disqeve deri më sot, me mbi 100 milionë kopje. 1958 – Real Madrid fiton për herë të parë Kupën e Evropës, në Bruksel. Ky klub futbolli, u krijua në vitin 1902 dhe është klubi më i pasur në botë. Një studim nga Universiteti amerikan i Harvardit arriti në përfundimin se Real Madrid është një nga 20 emrat më të rëndësishëm në fushën e reklamave dhe i vetmi klub me trajnerët dhe lojtarët më të njohur. 1985 – Juventusi fiton për herë të parë Kupën e Evropës në futboll. Ndeshja u zhvillua në Bruksel dhe përfundoi në një trazirë tifozësh, e cila shkaktoi 39 të vdekur. 1999 - Forcat serbe kryen masakër makabre në Rugovë të Hasit. 2001 – Shpallet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara. Dy vjet të shkuara, më 1999, OKB-ja kishte filluar një operacion të pashembullt të llojit paqeruajtës, në Kosovë.
Kalendari historik, 29 maj. (A2 Televizion)