
Po ashtu si në rastin kur Presidenti Meta zhdekretoi 30 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, edhe për ngërçin e krijuar në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, Taulant Balla ka konfirmuar se do ta dërgojnë në Venecia, po ashtu siç tha mëngjesin e sotëm Ambasada e SHBA.
“Kemi marrë iniciativën e një grupi deputetësh për t’iu drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për të zgjeruar objektin hetimor të Komisionit të Posaçëm të ngritur për shkeljet kushtetuese nga ana e Presidentit, të identifikuara në një kërkesë të mëparshme.
Është tashmë në praktikën e konsoliduar të Kuvendit të Shqipërisë, sikurse është vepruar nga ana e Komisionit Hetimor Parlamentar në rastin e zhdekretimit të 30 qershorit nga Meta, që kryetari i Kuvendit i drejtohet Komisionit të Venecias, një institucion i gjithpranuar. Është e domosdoshme që edhe në këtë rast, Komisioni Hetimor t’i drejtohet Kryetari të Kuvendit, që sapo të jetë miratuar nga ana e Kuvendit zgjerimi i objektit të hetimit, t’i drejtohemi menjëherë Komisionit të Venecias që të japë vlerësimin e vetë. I bashkohet vlerësimit të SHBA dhe BE”, tha Balla. (A2 Televizion)