Ngjarja në Elbasan, Taulant Balla: Zoti iu ktheftë arsyen atyre që nuk heshtën dhe përpara një xhenazeje

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 13:16 | Politikë
Ngjarja në Elbasan, Taulant Balla: Zoti iu ktheftë arsyen atyre

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë sërish thirrje për qetësi pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ku një person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Pasi ngushëlloi familjen Xhuvani, Balla u shpreh se shpreson që Zoti t’iu kthejë arsyen atyre që nuk heshtën dot dhe përpara një xhenazeje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit për durim, qetësi dhe besim. Më 25 prill vota juaj do të flasë qartë për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë. Ngushëllime familjes Xhuvani dhe Zoti iu riktheftë arsyen atyre që nuk heshtën dot as përpara një xhenazeje nën këmbët e tyre”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos