Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:48 | Politikë
Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e

Kryeministri Edi Rama, ka akuzuar ata që i cilëson si paramilitarë të "mbrojtjes së votës" se mbrëmë kanë ndaluar me dhunë disa iftare.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë bën thirrje për qetësi dhe durim, duke shtuar se e diela do të shënojë fundin e mallkimit.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve?”, shkruan kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos