Rama: Faleminderit patronazhistëve tanë, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 13:10 | Politikë
Rama: Faleminderit patronazhistëve tanë, asnjë  luhatje prej

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar patronazhistët për kontributin e tyre në fushatë elektorale.

Sipas kreut të qeverisë, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë nuk do ta ndalin ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët.

“Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4x3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??

Shihemi sonte, në orën 6, te sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t'i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë?”, shkruan kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos