Ngjarja në Kavajë, Krasniqi: Të pyetet patronazhisti se çfarë e shtyu autorin të kryente sulmin

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 22:10 | Politikë
Ngjarja në Kavajë, Krasniqi: Të pyetet patronazhisti se

Analisti Afrim Krasniqi thotë se plagosja e një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë është dyfish e dëmshme, për sa kohë ka ndodhur në godinën e një partie politike, dhe autori i dyshuar ishte person i shpallur në kërkim, por që qarkullonte i lirë. Ai tha se, në këtë rast, duhet patronazhisti i autorit për arsyen që e çuan në krim.

“Është e rëndësishme që pala në pushtet të distancohet. Ajo që më bën përshtypje është që personi është prej vitesh në kërkim dhe kur bëjnë krime thotë policia që ishte në kërkim kur ai ka qenë aty. Është pak cinike, por ndoshta duhet shkuar te patronazhisti i këtij për ta pyetur se çfarë e ka shtyrë këtë për të bërë këtë gjë”, tha Krasniqi.

“Një shtet që krijon njeri në hije për çdo qytetar që mendon kundër dhe nuk ka aftësinë për të ndaluar kriminelë është shtet që ka hequr dorë nga funksionet e veta. Frika ime nga Kavaja, Elbasani dhe Vau i Dejës dhe disa incidente që kemi parë këto ditë është që policia është e fokusuar në gjëra dytësore jo në detyrën dhe retorika e ashpër po ndikon në agravimin e situatës. Do ishte lajm i keq nëse nuk arrijmë të parandalojmë incidentet. Duhet të investohemi që dita e zgjedhjeve të jetë ditë normale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos