Publikimi i të dhënave personale, Krasniqi: Skandal i madh, tregon seriozitetin e shtetit

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 22:08 | Politikë
Publikimi i të dhënave personale, Krasniqi: Skandal i madh, tregon

Analisti Afrim Krasniqi komentoi në “Absolut 4” në A2 çështjen e publikimit të të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve, duke e cilësuar si skandal të madh, “që nuk ka të bëjë vetëm me luftën politike, por me seriozitetin e shtetit”.

“Ishte skandal i madh që nuk ka të bëjë vetëm me luftën politike, por me seriozitetin e shtetit. SPAK-u u zgjua pasi vuri alarmin media. Janë të dhëna personale që qarkullojnë kudo në Tiranë dhe mund t’i përdorë edhe krimineli, edhe mafiozi. Unë prisja që të bëhej hetim i thelluar nga prokuroria. Por, përgjigja do të kërkojë shumë kohë dhe SPAK-u nuk jep përgjigje para zgjedhjeve”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa gazetari Lutfi Dervishi nënvizoi se “është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në dekadat e fundit, është fatkeqësi që diskutohet vetëm për qëllime elektorale”.

“Janë të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve. Hiq pjesën e patronazhistëve dhe gallatës, është çështje shumë serioze. Çështja është se nga dolën këto të dhëna? Unë shoh që SPAK nuk ka dëshirë që ta hetojë këtë gjë”, theksoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos