Ditën e hënë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur si SPAK.
Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës të zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Vendimi për numrin 8 të anëtarëve të SPAK është i përcaktuar në kushtetutë dhe kreu i KLP Gent Ibrahimit ka deklaruar se përgjegjësinë pas kësaj procedure për funksionimin e SPAK do ta këtë Parlamenti.
Me ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, pritet t’i kalojnë për kompetencë mbi 200 dosje me emra zyrtarësh dhe politikanësh të lartë. (A2 Televizion)