Nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”, Rama: Porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 08:45 | Aktualitet

Nga sot nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, “ZAYED-Flatrat e Veriut". Fluturimi i parë do të jetë nga Zyrihu për në Kukës nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë mëngjes me pamje nga aeroporti i Kukësit.

“Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar "ZAYED-Flatrat e Veriut", ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul më 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që i besuan mandatin e tretë qeverisës në fuqi.

Aeroporti Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e vrojtimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos