“Njeriu i pari”, Rigerta Loku kërkon votën e elektoratit gri: Gjaku i politikës duhet të ndryshojë

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 09:47 | Politikë
“Njeriu i pari”, Rigerta Loku kërkon votën e elektoratit

Nën siglën e “Nismës Thurje”, Rigerta Loku ka kërkuar besimin e qytetarëve për të ndryshuar gjakun politik, pasi njerëzit kanë nevojë për qasje dhe propozimeve të reja.

E ftuar në Ditari, në A2 CNN, ajo theksoi se janë përqendruar tek elektorati gri dhe ata që kanë humbur besimin te politika e vjetër.

“Njerëzit kanë nevojë për qasje të re e propozime të reja. Për 30 vjet ka rrotacion, është proces historik që e reja të përfshihet në politikë dhe jam shumë e hapur. Krijimi i partive të reja dhe njerëzit të japin ndikimin e tyre në jetën shqiptare. U drejtohem atyre që kanë humbur besimin. Të votohet e reja, të na jepet mundësia për të shkuar përpara. Jemi përqendruar tek elektorati gri. Nuk kam eksperiencën e partive të mëdha, por risisnë. Diçka e re duhet të futet në parlament dhe gjaku i politikës duhet të ndryshojë. Unë kam zgjedhur "Nismën Thurje" se ishte e reja, kam zgjedhur dhe ftoj këdo që ka dëshirë të shohë sesi funksionon. Ne jemi shumë të hapur”.

Kandidatja e Nismës Thurje, për qarkun e Lezhës, theksoi se partia që ajo përfaqëson ka në qendër individin dhe jo partinë, sikurse edhe meritokracinë.

“Në Qarkun Lezhë, Nisma Thurje nuk e vë partinë para individit. Ne jemi njerëz, pastaj jemi parti dhe kjo nuk ka të bëjë fare me partitë e vjetra. Nuk jemi të indoktrinuar në ato dogma  të vjetra politike. Çdo gjë i duhet lënë kohës, partitë e vjetra aty kanë qenë dhe janë dhe të gjithë këta njerëz kanë po të njëjtët njerëz dhe njerëzit të votojnë njeriun individin, partia qëndron pas individit. Duhen të rrinë në vendin e punës ata që e meritojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos