Njihej me 4 emra të ndryshëm, në pranga 40-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 09:53 | Kronikë
Njihej me 4 emra të ndryshëm, në pranga 40-vjeçari në

Një operacion i përbashkët i forcave të policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane në bashkëpunim me Interpolin,  i koduar “Alias”, ka mundësuar kapjen në kryeqytet të një 40-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Çela (Çypi), por i njohur në Itali edhe me disa emra të rremë si Arian Kontil, Fatjol Perleska, lindur dhe banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Çela kërkohej për veprën penale “vjedhje në rrethana rënduese” nga Gjykata e Udines në Itali, që e kishte dënuar shqiptarin me 9 vjet, 11 muaj dhe 20 ditë burg.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos