All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Basha nga Lezha: Jeta e fermerëve e vështirë, do të ofrojmë zgjidhje

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 14:01 | Politikë
Basha nga Lezha: Jeta e fermerëve e vështirë, do të
All - Paragraf - 1

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vazhduar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë” edhe këtë të hënë, ku është ndalur në Lezhë.

Basha është shprehur se jeta e fermerit është bërë shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shtetit.

All - Paragraf - 3

Basha tha se PD do të ofrojë zgjidhje dhe mbështetje për fermerët. “Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia është prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milionë euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”, tha Basha nga Lezha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos