Soreca: Të lënë mënjanë debatet për Kushtetuesen, të ngrihet një institucion i besueshëm

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 12:28 | Politikë
Soreca: Të lënë mënjanë debatet për Kushtetuesen,

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca,i pranishëm në Komisionin e Integrimit këtë të hënë, foli edhe njëherë tjetër për refuzimin për hapjen e negociatave.

Soreca theksoi se vendimi nuk ishte unanim. Ai tha se dera e BE nuk është e mbyllur për Shqipërinë. "Nuk ishte vendim unanim, ishte votim për t'u kthyer sërish. U zhgënjeva shumë. Komisioneri Hahn tha se politika e zgjerimit është e mishëruar në traktatin e BE. Asnjëherë gjatë 10 viteve të shkuara, nuk është diskutuar kaq shumë politika e zgjerimit. Dera nuk është e mbyllur, është e hapur”, tha Soreca.

Sa i përket situatës në vend dhe reformave, ambasadori i BE i bëri thirrje palëve që të lënë mënjanë debatet për Kushtetuesen e të ngrihet një institucion i besueshëm.

https://a2news.com/2019/11/18/meta-ne-veprim-sot-padia-e-paralajmeruar-ndaj-kreut-te-ked-te-marten-takimi-me-bashen/

“Është një moment kritik për të ardhmen e vendit, dialogu është kyç. Të punojmë fort drejt integrimit Europian. Të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Është dialogu që është kaq i rëndësishëm në këtë çështje, institucionet e njohin kushtetutën, jemi këtu për të mbështetur zbatimin e reformës zgjedhore”, tha Soreca.

https://a2news.com/2019/11/17/meta-per-dvoranin-eshte-katica-e-reformes-per-drejtesi-provat-po-shtohen-video-po-pergatitet/

Ndërkohë, edhe Taulant Balla pati një koment për Kushtetuesen. “Unë e kuptoj që ju nuk i shpëtoni profesionit tuaj dhe na sollët në vëmendje diçka që do doja ta kisha shmangur sot, që të marr vëmendjen e këtij takimi, megjithatë Kuvendi, ka pasur të premten një qëndrim dhe flet dhe me rezolute. Rezoluta citon qartë yllin polar të orientimit që duhet të kemi të gjithë. Ju thatë që jemi vonuar, por unë gjithmonë them më mirë një Gjykatë me pak anëtarë dhe me 1 madje, se me shejtanin brenda”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos