Shtëpia e ankandeve Christie’s, në dekadat e saj të aktivitetit, është mësuar të shesë, pothuajse, çdo gjë, nga pikturat më të njohura tek objektet që i përkasin personazheve që kanë bërë historinë. Por objekti i fundit, nga më të shtrenjtët, ishte vërtetë një risi, që u shit plot 31.8 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për një “gjigant kockash”, i gjatë 11 metra dhe i lartë 4, i njohur nga publiku si “Stan”, nga emri i paleontologut amator që e zbuloi në vitin 1987, gjatë një shëtitje në Dakotën e Jugut, pas 66 milionë vjet errësire.
Stan shtë një nga skeletet më të njohura në botë të tiranosaurit Skeleti u zbulua rastësisht në vitin 1987 në Shtetet e Bashkuara "Stan" u shit plot 31.8 milionë dollarë Janë të shumtë kopjet e "Stan" në muzetë amerikanë Stan Një dhëmb i "Stan"
Stan u shndërrua në një nga skeletet më të njohura në botën e kafshëve parahistorike, me dhjetëra kopje që zënë sallat e muzeve më të njohura amerikane. Fama e skeletit vjen më së shumti nga kafka, sipas specialistëve më e paprekura e gjetur, deri më tani.
Christie-s kishte vlerësuar skeletin deri në 6-8 milionë dollarë, por ankandi përmbysi të gjitha shifrat.
Në 20 minuta të ethshme dhe plot telefonata nga e gjithë bota, blerësi që preferoi anonimitetin e pagoi skeletin për 5-fishin e imagjinuar. (A2 Televizion)