
Bojkotimi i zgjedhjeve të pjesshme lokale në veri të Kosovës nga serbët dhe partitë e tyre mund të pengojë formimin e asociacionit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke sqaruar se ky është një qëndrim i mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Gjithashtu deklaroi se Kosova nuk do të kushtëzohet nga Serbia lidhur me çështjet e saj të brendshme.
“Ka qenë pozitiv qëndrimi i QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrje e tyre në zgjedhje dhe mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Kështu që ne nuk mund të kushtëzohemi prej Vuçiqit, Beogradit dhe Serbisë që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar dhe një kompromis i më hershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë një herë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe ne kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se një herë. Kjo ka përfunduar dhe tash duhet të presim lëvizjen nga ana e partive politike serbe që të regjistrohen. Ata që kanë pasur ndërmend me u regjistruar, janë regjistruar, ka mbetur vetëm Lista serbe e cila nuk i ka paraqitë listat e veta me kandidatë me garauar për këto zgjedhje”. (A2 Televizion)