“Policia e Kosovës gjendet atje”, ministri Sveçla për zgjedhjet në veri: Do të jetë proces i qetë

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 14:59 | Kosova
“Policia e Kosovës gjendet atje”, ministri Sveçla

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit do të mbahen dhe se procesi do të jetë i qetë dhe i suksesshëm.

Duke raportuar në komisionin parlamentar për integrim europian, ai nënvizoi se policia dhe e gjithë ministria e Brendshme është në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sveçla shtoi se pjesëmarrja ose jo në këto zgjedhje të pjesshme lokale janë vendime politike të subjekteve të caktuara, në një referencë të qartë për bojkotimin që po bën Lista Serbe.

Ministri i Brendshëm foli dhe për gjendjen e sigurisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke nënvizuar se situata atje nuk ka qenë asnjëherë e mirë.

Sipas tij, gjendja në veri është përmirësuar pasi atje ka prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë. Gjithashtu, përmendi disa aksione të policisë së Kosovës që po zhvillohen kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos