Soreca vëzhgon nga afër procesin e votimit: Do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 08:58 | Politikë
Soreca vëzhgon nga afër procesin e votimit: Do të jemi të

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, vëzhgoi nga afër procesin e votimit, sikurse e kishte paralajmëruar më herët.

Ambasadori pyeti komisionerët se si po vijon votimi dhe sa persona janë paraqitur në qendra deri në këto momente.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë, por doja ta nisja sot nga ky sistem i ri votimi.

Ka shumë vëmendje te ju, përtej Shqipërisë. Nuk dua që t'ju vë nën presion, por aq sa për ta kuptuar rëndësinë e punës që keni, në mënyrë që punën tuaj ta bëni sa më mirë që të jetë e mundur”, shprehet Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos